Trajnim 1 ditor online: Tableau, Python, SQL & ChatGPT për "data analytics"

Trajnimi synon aftësimin e profesionistëve të rinj ose studentëve në proceset e menaxhimit, transformimit, vizualizimit dhe analizimit të të dhënave përmes Tableau, Python, SQL dhe ChatGPT. Trajnimi ka në fokus përvetësimin e njohurive dhe aftësive bazë në përdorimin e këtyre mjeteve për ti vënë në funksion të vizualizimit dhe analizimit të të dhënave në sektorin privat. Shumica e elementëve teknikë të trajnimit (kodimi në Python dhe SQL dhe ndërtimi i formulave në Tableau) bëhen përmes ChatGPT. Kjo i mundëson pjesmarrjen fokusimin kryesisht tek kryerja e analizave dhe vizualizimit të të dhënave.

Pjesmarrësit: Profesionistë të rinj ose studentë pranë përfundimit të studimeve, të fushave të analizës, vizualizimit dhe raportimit të të dhënave.

Kohëzgjatja e trajnimit: 1 ditë (8 orë)

Datat e trajnimit: 18 maj 2024 ose 1 qershor 2024 ose 15 qershor 2024

Forma e komunikimit: Online

Pozicionet e punës që trajnimi ka në fokus: Data Analyst, Business Analyst, Financial Analyst, Product Analyst, Customer Insight Analyst, Operations Analyst, Marketing Analyst, Data Visualisation Specialist, Data Scientist, Data Engineer

Niveli paraprak i nevojshëm i njohurive mbi Tableau, Python, ChatGPT: Asnjë njohuri ose njohuri bazë

Tipologjia e trajnimit: 20% trajtë teknike, 80% trajtë biznesi

Trajnuesi: Alban Nelaj, Data Analytics Manager në Mynih të Gjermanisë, me mbi 15 vite eksperiencë në fushën e "data analytics" (https://www.linkedin.com/in/alban-nelaj)

Përmes një komponenti shtesë pjesmarrësve në trajnim u ofrohet edhe mundësia e dhënies së këshillimit praktik individual në aplikimin e deri në 3 pozicione pune në Gjermani (anglisht), në pozicione pune si: Data Analyst, Business Analyst, Financial Analyst, Product Analyst, Customer Insight Analyst, Operations Analyst, Marketing Analyst, Data Visualisation Specialist, Data Scientist ose Data Engineer.

Vendet e punës tipike për të aftësuarit nga ky trajnim janë:

Pagesa e trajnimit:

  • Profesionistë të rinj të fushave të analizës, vizualizimit dhe raportimit të të dhënave: 160 eur

  • Studentë (me vërtetim studenti) pranë përfundimit të studimeve, të fushave të analizës, vizualizimit dhe raportimit të të dhënave: 110 eur

Pagesa e këshillimit praktik individual në aplikimin e deri në 3 pozicione pune në Gjermani (anglisht):

  • Profesionistë të rinj të fushave të analizës, vizualizimit dhe raportimit të të dhënave: 120 eur

  • Studentë (me vërtetim studenti) pranë përfundimit të studimeve, të fushave të analizës, vizualizimit dhe raportimit të të dhënave: 80 eur

Të interesuarit për të marrë pjesë në trajnim duhet të plotësojnë formularin elektronik jo më vone se 4 ditë para datës së nisjes së trajnimit. Formulari elektronik i regjistrimit në trajnim mund të plotësohet më poshtë.

black flat screen tv turned on near green plant
black flat screen tv turned on near green plant